Sporti

Trajneri i Prishtinës: Nuk e fshehim, jemi për kampion!

11/22/2020 15:49
nga:Lorik J

Prishtina ka mbetur prapa në luftën për titullin kampion, pasi që ndodhen 11 pikë larg liderit Ballkanit. Megjithatë, ‘bardhekaltërit’ nuk janë dorëzuar në objektivin kryesor për ta rikthyer titullin në kryeqytet.

Kështu ka deklaruar edhe kryetrajneri i kësaj skuadre Zekirija Ramadani, i cili pas fitores ndaj Trepçës ’89 potencoi:

“Objektiv kemi titullin kampion dhe nuk duhet ta fshehim këtë gjë. Ndodhemi 11 pikë prapa vendit të parë, por nuk e lodhi mendjen për Ballkanin, pasi që ndeshjen e radhës e kemi me Llapin dhe ne synojmë t’i marrim ndeshjet një e nga një”.

Më pas tekniku shkupjan u ndal të flas edhe për fitoren ndaj ish-skuadrës së tij.

“Më dhemb fakti që pranuam dy gola. Ne duhet të analizojmë mirë këtë gjë dhe të punojmë për të mos i përsëritur këto gabime. Çdo futbollist i cili e bartë fanellën e Prishtinës është i rëndësishëm për ne. Nuk është John, por është Shillova, Kryeziu e Prapashtica. Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm”, përfundoi Ramadani.