Sporti

Trajneri i njohur vdes në moshën 71 vjeçare

04/06/2020 21:11
nga:Lorik J

Atletico Madrid ka njoftuar se Radomir Antic, ish-trajneri i tyre, ka vdekur në moshën 71 vjeçare.

Serbi është i vetmi trajner në histori të La Ligas që ka qenë trajner i Real Madridit, Atletico Madridit dhe Barcelona, përcjell GazetaBlic.

Suksesi i tij më i madh ishte tek skuadra e Atletico, me të cilët ai fitoi LaLigan dhe Copa del Rey në sezonin 1995/96.

“Familja e Atletico Madrid është pikëlluar për vdekjen e Radomir Antic, një prej trajnerëve tanë legjendar. Ju do të jetoni përgjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe”, ka shkruar Atletico në Twitter para pak çastesh.

/GazetaBlic/