Sporti

Trajneri i Maqedonisë: Futbolli s’ka kuptim pa tifozë, të anulohet ndeshja Maqedoni – Kosovë!

03/11/2020 13:05
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë në qendër të vëmendjes.

Fjala është për takimin e “Play Offit” mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, që do të luhet me datën 26 të këtij muaji, shkruan GazetaBlic .

Autoritetet maqedonase tashmë kanë marrë vendim që dueli të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Së fundi ka reaguar edhe selektori i kombëtares fqinje, Angelovski. Sipas tij, ndeshja duhet të shtyhet, pasi futbolli luhet për tifozë dhe nuk do të ketë shije pa prezencën e tyre.

“Do të jetë një ndeshje historike ndaj Kosovës. Qeveria ka marrë masa dhe ka vendosur që të luhet me dyer të mbyllura për shkak të emergjencës së koronavirus. Por nuk është vetëm kaq, ka një urdhër nga qeveria që detyron 14 ditë karantinë për ata që arrijnë nga Italia dhe kjo vlen edhe për lojtarët. Sigurisht, nuk mund t’i imponojmë Elmas, Pandev e Nestervoski të qëndrojnë në izolim për 14 ditë për të luajtur këtë ndeshje, ndaj nuk do të mund të luanin”, ka deklaruar Angelovski për mediat maqedonase.

/GazetaBlic/

03/29/2020 14:09

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut