Sporti

Trajneri i Inter D’Escaldes: E kemi studiuar Dritën, kanë lojtarë cilësorë

08/07/2020 16:03
nga:M K

Drita nesër me fillim nga ora 18:00 do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve, ku do të ndeshet me kampionin e Andorrës, Inter D’Escaldes.

Ndërkaq, lidhur me këtë duel ka folur edhe trajneri i skuadrës nga gadishulli Iberik, që ka thënë se e kanë analizuar skuadrën e Dritës, sidomos pesë ndeshjet e fundit, përcjell GazetaBlic.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, tekniku Adolfo Baines u shpreh se ekipi i tij do të tentojë të qëndrojë i bashkuar dhe ta shfrytëzojë momentin për të shënuar gol.

“Jemi shumë të lumtur dhe të përgatitur për atë që mund të gjejmë në Zvicër. Kjo ndeshje do të na shërbejë për të ditur nivelin tonë kundër skuadrave të njëjta. Shpresojmë në një ndeshje të bukur.

Kemi parë pesë ndeshjet e fundit të Dritës. Janë lojtarë të shpejtë, të fortë dhe disa prej tyre tejet cilësorë. Krijojnë shpesh situata për gol. Ne do të jemi të bashkuar, të presim momentin dhe të përpiqemi të përqendrohemi vetëm tek ndeshja”, shtoi mes tjerash ai.

/GazetaBlic/

08/08/2020 21:30

Drita në finale të rundit parakualifikues, aty do të ndeshet me kampionin e Irlandës veriore, Linfield