Trajneri i kombëtares së Hungarisë, Marco Rossi, ka pranuar se Euro 2024 pret Gjermaninë dhe Zvicrën janë favoritët në Grupin A.
“Për momentin mendoj se në grupin tonë mund të jemi ekipi i tretë më i fortë së bashku me Skocinë”, tha Marco Rossi, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ëndrra dhe synimi ynë është të arrijmë në fazën e 16-të. Ne kemi dëshmuar se mund të mposhtim çdo ekip. Por jemi të vetëdijshëm se mund të humbasim nga çdo ekip. Ne i kemi këmbët fort në tokë dhe jemi të fokusuar në punën tonë “, tha ai.
Hungaria e nis fushatën e saj në Euro 2024 të shtunën kundër Zvicrës përpara se të përballet me Gjermaninë dhe Skocinë.
/GazetaBlic Sport.