Sporti

Trajneri i Gjibraltarit me vendim të çuditshëm pas përfundimit të pjesës së parë

10/10/2019 19:03
nga:M K

Ka përfunduar pa gola 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Gjibraltar.

‘Dardanët’ që në këtë ndeshje po paraqiten me shumë ndryshime në formacion, kanë arritur të dominojnë mysafirët nga Gjibraltari, por pa arritur të shënojnë golin e epërsisë.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Bernard Berisha, kur i vetëm para portës, nga një top në ajër, u ngut dhe gjuajti gabimisht.

Pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri i Gjibraltarit ka marrë një vendim të çuditshëm, duke mbajtur skuadrën në fushë, për të mos vazhduar në zhveshtore, siç ndodh zakonisht.

Nuk dihet arsyeje pse kjo, por tifozët kanë mbetur të habitur.

/GazetaBlic/

11/13/2019 16:03

Trajneri i Çekisë shpreson për fitore në ndeshjen me Kosovën