Sporti

Trajneri i Copenhagen: Ndaj Dritës luajmë për fitore

07/29/2025 12:41
nga:Lorik J

Trajneri i Copenhagen, Jacob Neestrup ka folur para ndeshjes së sotme kundër FC Dritës.

Kampioni i Kosovës luan ndaj gjigantit danez në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 20:00. Në sfidën e parë në udhëtim, FC Drita humbi me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Neestrup tha se duhet të jenë të disiplinuar në lojë që të kalojnë tutje.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi të disiplinuar dhe të kontrolluar dhe të jetë e vështirë të humbasim ekuilibrin”, tha fillimisht trajneri për faqen zyrtare të klubit.

“Është një kundërshtar kundër të cilit mund të jetë pak e bezdisshme të luash, dhe për këtë arsye duhet të sigurohemi që të përqendrohemi në lojë, siç bëmë në Parken. Ne jemi ata që kemi rezultatin, dhe sigurisht që luajmë para së gjithash për të fituar ndeshjen”, theksoi Jacob Neestrup.

/GazetaBlic Sport