FC Drita nesër luan ndaj FC Copenhagen në Danimarkë, në duelin e raundit të dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 19:00.
Trajneri i ekipit të madh danez, Jacob Neestrup thotë se e respekton Dritën, por duhet ta mposhtin në dy duelet dhe të kalojnë tutje.
“Drita është një ekip që duhet të jemi në gjendje ta mposhtim në dy ndeshje, por si gjithmonë kemi respekt për kundërshtarin tonë”, thekson Jacob Neestrup për faqen zyrtare të klubit.
“Drita është një shembull i mirë i një skuadre kampione nga një ligë me renditje më të ulët, por që ka marrë pjesë disa herë, përfshirë edhe në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, dhe që ka krijuar shumë përvojë duke luajtur në këto raunde paraprake kualifikuese.”
“Sigurisht që i kemi studiuar me kujdes dhe, ndër të tjera, kemi parë ndeshjet e tyre të mëhershme kundër ekipeve me renditje më të lartë si Antwerp, Viktoria Plzen, Legia Varshava dhe Feyenoord. Drita u eliminua, por ata gjetën një mënyrë për t’i bërë ndeshjet sa më të barabarta të ishte e mundur”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


