Sporti

Trajneri i Brazilit: Do të na mungojë Neymari

06/13/2019 08:34
nga:Lorik J

Trajneri i Brazilit, Tite pranoi se Neymar do t’i mungojë kombëtares në ndeshjet e Copa Americas.

Neymar pësoi një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm të paraqitet në sfidat e Copa Americas, shkruan GazetaBlic.

Trajneri Tite këmbëngul se Brazili ende është në formë para turneut, të cilin ata nuk e kanë fituar që nga viti 2007.

“Tite pranoi se Neymar do t’i mungojë skuadrës duke thënë: “Është një turp të mos kemi një nga tre lojtarët më të mirë në botë. Pas Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ai është i krahasueshëm vetëm me Eden Hazard – me një avantazh: ai është më i shpejtë. Ky është lojtari që na mungon”, tha Tite.

/GazetaBlic/