Mbrëmja e sotme në ‘Wembley’ sjell përballjen e madhe në botën e boksit mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois, për titullin e peshave të rënda.
Oleksandr Usyk, 38-vjeçari ukrainas i njohur si “The Cat,” synon të bëhet për herë të dytë në kohët moderne kampion i padiskutueshëm i botës me katër rripa – WBA, WBC, IBF dhe WBO, transmeton GazetaBlic Sport.
Nga ana tjetër, Daniel “Dynamite” Dubois, kampion aktual i IBF-së, kërkon revanshin e plotë për humbjen e kontestuar në raundin e 9-të në Poloni, duke u përpjekur të vendosë një precedent historik: kampioni i parë i padiskutueshëm britanik i peshave të rënda që nga Lennox Lewis (1999).
Trajneri i mirënjohur kosovar i boksit, Besim Brahimi, tha për ‘GazetaBlic Sport’, se nuk ka asnjë dyshim për fituesin e këtij meçi.
“Meçin do ta fitojë Oleksandr Usyk, ai është boksieri më i kompletuar i të gjitha kohërave. Nuk pres asnjë befasi nga Dubois”, deklaroi Brahimi.

/GazetaBlic Sport/


