Trajneri i Boca Juniors, Jorge Almiron ka dhënë dorëheqjen pas humbjes 2-1 të skuadrës ndaj Fluminense në finalen e madhe të Copa Libertadores.
Këtë e ka bërë të ditur vetë specialisti në aeroportin e Buenos Aires-it gjatë kthimit nga Rio de Janeiro, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë po largohem! Nuk kam asgjë për të shtuar”, tha Almiron në aeroport pas ndeshjes në stadiumin Maracana, të cilën Boca e humbi në kohën shtesë.
Klubi më vonë konfirmoi largimin e Jorge Almiron, duke lëshuar një deklaratë ku shkruhej:
“Klubi Atlético Boca Juniors njofton anëtarët dhe tifozët e tij se këtë të diel, më 5 nëntor, pas orës 21:00, Jorge Almiron ka njoftuar se ai dhe stafi i tij trajner, me kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, kanë marrë një vendim personal që të mos për të vazhduar punën e tyre si trajnerë. Ekipi ynë vlerëson shërbimet e ofruara nga të gjithë ata dhe i uron fat të mirë në të ardhmen”.
/GazetaBlic Sport