Sporti

Trajneri i Barcelonës, Setien, shpalos gjendjen fizike të Messit dhe Suarezit

06/09/2020 21:48
nga:M K

Pasnesër me derbin andaluzian, Sevilla-Betis rikthehet edhe Primera Divisioni spanjoll.

Futbolli në Iberik pritet me plotë entuziazëm, teksa padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në gjigantët Real Madrid e Barcelona, përcjell GazetaBlic.

Kjo e fundit, është përballur me lëndime dhe gjendje jo aq të mirë fizike, por duket se nuk do të jetë problem për trajnerin Quique Setien.

Setin, përmes një prononcimi për media ka folur për gjendjen e klubit në përgjithësi, e atë të Messit e Suarezit në veçanti.

“Nuk kam dyshime te Messi. Ai është në formë të mirë dhe do të luajë në ndeshjen ndaj Mallorcas. Suarez? Mund të jetë e rrezikshme të luajë gjithë ndeshjen. Ne duhet të shmangim rrezikun. Ne do të vendosim nëse është më mirë të startojë dhe të futet më vonë në fushë”, tha mes tjerash tekniku spanjoll.

/GazetaBlic/

08/01/2020 17:50

Gushti i pazakontë, muaji i “çmendur” i futbollit