Sporti

Trajneri i Barcelonës mund të denohet pas deklaratave për VAR

10/25/2020 11:31
nga:Lorik J

Trajneri i Barçës, Ronald Koeman u ankua për penalltinë e Lenglet ndaj Ramos dhe shkoi më tej duke kritikuar funksionimin e VAR në Ligën Spanjolle.

“Unë dua të di mendimin tuaj,” pyeti ai gazetarët. Kur ata u përgjigjën se kontakti i Lenglet ekzistonte dhe prandaj u dha një penallti, Koeman u përgjigj: “Ne nuk pajtohemi. Për mua nuk është penallti. Shpresoj se ata mund të më shpjegojnë një ditë çështjen e VAR në Spanjë. VAR ka vendosur kundër Barçës këtë sezon”.

“S’kishte penallti ndaj Sevilla dhe as dy faull e karton të kuq ndaj Getafe. Pse ka VAR vetëm kundër Barça?”

“VAR mund të jetë shumë i mirë, por për të gjitha ekipet,” shtoi Koeman.

Megjithatë, Koeman mund të dënohet për këtë deklaratë nga Federata Spanjolle.

Në këtë rast ai mund të dënohet nga katër në dymbëdhjetë ndeshje mos paraqitje dhe me një gjobë prej 601 deri në 3,005 euro.

/GazetaBlic Sport/