Sporti

Trajneri i Barcelonës mohon se do të paguajnë 222 milionë euro për Neymarin

05/01/2020 16:20
nga:M K

Në vitin 2017, kaloi nga Barcelona në PSG për shumën prej 222 milionë euro, për t’u bërë kështu transferi më i shtrenjtë në histori.

Tani, tre vite më pas, ai synon një rikthim në Barcelonë, por duke u bazuar në krizën që po e përjeton secili klub për shkak të koronavirusit, vështirë të ndodhë një gjë e tillë, pra që Barça të paguajë shumën e njëjtë për brazilianin, përcjell GazetaBlic.

Këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri i katalunasve, Quique Setien.

Setien, përmes një prononcimi për media ka thënë se është i pavërtetë lajmi se klubi do të paguajë 222 milionë për lojtarin, pasi momentalisht askush besohet ta bëjë një gjë të tillë.

“222 milionë euro për të? Jo. Unë nuk mendoj se dikush mund të shpenzojë kaq shumë”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

/GazetaBlic/

09/22/2020 09:40

Barcelona “piketon” synimin e radhës, është bashkëvendas i Koeman