Showtime

Trajneri dhe artistja e njohur me unaza në gisht, janë martuar në fshehtësi?

01/10/2019 22:00
nga:Natyra

Ato unazat i kishin zgjedhur kohë më parë por mesa duket i kanë vendosur përpara kohe. 

Po flasim për Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri të cilët siç po kuptojmë nga fotot qenkan martuar në fshehtësi të plotë. Ata janë fotografuar pak ditë më parë në Milano pasi kaluan festat në Londër.

Për çiftin 2019-ta do të ishte e veçantë sepse u tha se ata do të martoheshin në qershor. Tashmë të gjithë janë të habitur pas fotove të publikuara ku çifti duket me unaza në duar.

Historia e tyre e dashurisë lindi dy vite më parë . Fotot e para nga pushimet si çift tërhoqën vëmendjen e fansave të tranjerit të Juventusit por edhe të artistes së njohur.

Ajo sapo kishte mbyllur historinë e saj me këngëtarin Francesco Regna me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Ndërsa Allegri  është mjeshtri i fitoreve në fushë por në dashuri i është dashur të provojë disa herë.

Tani dyshja duken më të lumtur se kurrë dhe më gati se kurrë të shkojnë drejt altarit së bashku, apo mos ndoshta e kanë bërë?

Shihni fotot sepse ne nuk dimë se çfarë të mendojmë ne

01/16/2019 11:42

Një ish-ushtar i UÇK-së ankohet në Kushtetuese për një kërkesë të Speciales