Sporti

Trajneri i Bayernit vjen me deklaratë të madhe për Ronaldon!

04/13/2018 19:38
nga:L I

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, shpreson se Cristiano Ronaldo të mos jetë në ditën më të mirë në përballjen ndaj tyre.

Bayern Munich dhe Real Madrid do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Heynckes duke e komentuar përballjen me Realin e Madridit, ka thënë se Ronaldo di të jetë shumë i rëndësishëm në këto përballje, duke uruar që ai të mos jetë në ditën e tij më të mirë.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, me Messin. Ai është absolutisht i klasit botëror. Ai punon çdo ditë, gjë që është e lavdërueshme”, ka deklaruar Heynckes.

“Ka ditur të jetë shpesh vendimtar në ndeshje sikur këto, shpresoj që kundër nesh të mos jetë në ditën më të mirë”.

11/17/2019 16:54

Ronaldo dërgon Serbinë në shtëpi dhe Portugalinë në EURO 2020