Sporti

Trajner i ri, Abdulah Ibrakovic tregon se çfarë duhet të ndryshojë tek skuadra e Prishtinës

11/19/2021 15:25
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja Prishtina – Dukagjini.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje kryesisht e barabartë, me një dominim të lehtë të skuadrës së Prishtinës, por që edhe Dukagjini kishte raste shumë të mira për gol.

Kryeqytetasit madje e goditen edhe shtyllën në një rast gjatë pjesës së parë, megjithatë, rezultati përfundimtar ishte 0 me 0.

Pas ndeshjes, trajneri i ri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic tha se nuk është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Në fillim nuk ishte keq, kishim disa raste por nuk arritëm të shënojmë. Nuk jam i kënaqur me barazim, duhet të ndryshojmë diçka në mentalitetin e ekipit. Na pret punë e madhe për të ndryshuar mentalitetin dhe ritmin e lojës”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/