Sporti

Tragjike, rryma elektrike i merr jetën futbollistit brazilian

04/29/2020 23:24
nga:M K

Futbollisti i Independiente Limeira, Kaio Felipe Santos Silva ka ndërruar jetë ditën e sotme pas kontaktit me rrymë.

Kështu ka bërë të ditur vetë klubi brazilian nga divisioni i dyti i ligës Paulista përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

I gjithë opinioni futbolldashës në Brazil sonte ishte i tmerruar, për më tepër me faktin sesi djaloshi 21 vjeçar humbi jetën.

Mbrojtësi i majtë ishte duke luajtur me një balonë, kur kjo e fundit ngeci në telat e një shtylle të tensionit të lartë.

Futbollisti, në tentativë për ta kapur, pati kontakt me rrymën, e çka doli të ishte fatale për të.

Para se të mbyllej kampionati dhe fatkeqësisht në sezonin e fundit para se ai të ndërronte jetë sot, Silva regjistroi 22 paraqitje, duke shënuar 6 gola.

/GazetaBlic/

01/26/2020 16:20

Vërshime e rrëshqitje dheu në Brazil, së paku 30 të vdekur