Sporti

Tragjike: Doli për stërvitje, futbollisti 26-vjeçar gjendet i vdekur

05/01/2020 16:05
nga:M K

Një lajm i kobshëm erdhi sot në orët e para të ditës nga vendi helen.

Një futbollist 26 vjeçar, humbi jetën në një bjeshkë, ku kishte dalur për stërvitje, përcjell GazetaBlic.

Manos Kazanzolu kishte shkuar në një pjesë malore për stërvijet e përditshme, por që në një moment nuk u ndje mirë dhe humbi ndjenjat.

Banorët e pranishëm aty e morën dhe e dërguan në spital, por përkundër intervenimit të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Kazanzolu kishte luajtur për skuadrën e Pajios, kurse së fundi kishte djersitur fanellën e klubit Union në Greqi. Gjithashtu ishte edhe trajner në Akademinë e PAOK-ut.

/GazetaBlic/

07/13/2020 15:16

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Podujevë