Rreth pesëdhjetë emigrantë janë zhdukur për shkak të përmbysjes së varkës me vela me të cilën po udhëtonin, rreth njëqind milje nga brigjet e Kalabrisë.
Një anije tregtare shkoi i shkoi në ndihmë anijes dhe transferoi 12 emigrantët e mbijetuar, përfshirë një grua shtatzënë, në një njësi të Rojës Bregdetare e cila më pas zbarkoi në Roccella Ionica.
Sipas Ansa.it të mbijetuarit folën për 66 persona të zhdukur, duke përfshirë të paktën 26 fëmijë mes të cilëve disa të porsalindur.
Ata u larguan nga Turqia 8 ditë më parë dhe kishin marrë ujë për 3 ose 4 ditë. Të mbijetuarit thanë se po udhëtonin pa jelek shpëtimi dhe se disa varka nuk ndaluan për t’i ndihmuar.
Në port ka mbërritur edhe trupi i një gruaje që ka humbur jetën pasi ka rënë në det. Tashmë janë aktivizuar kërkimet për të zhdukurit, por për momentin asnjë nuk është gjetur.