Një 33-vjeçare, vajza e një oficeri të imigracionit në Heathrow është një tjetër viktimë e pandemisë Covid-19, fill pasi babai i saj 61 vjeç ndërroi jetë një ditë më parë po nga koronavirusi.
Babai, Sudhir Sharma, 61 vjeç, nga Hounslow në perëndim të Londrës, punoi për herë të fundit më 7 janar, prandaj zyrtarët nuk besojnë se ai është infektuar me Covid-19 në detyrë, ndaj ka të ngjarë ta ketë marrë diku tjetër.
Ai besohet të ketë patur edhe probleme të tjera shëndetësore. Në media raportohet se nëna e ve nuk ka mundur të marrë pjesë në varrim për shkak të izolimit.
33-vjeçarja punonte si farmaciste në East Sussex, në Spitalin e Përgjithshëm të rrethit Eastbourne dhe mendohet se ka marrë tre ditë leje prej virusit para vdekjes së saj.