Sporti

Toverlani zbulon gabimet që skuadra e tij i bëri në humbjen ndaj Ballkanit

09/23/2020 18:20
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka mposhtur Feronikelin në derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka fituar derbin ndaj Feronikelit me rezultatin 3:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Afrim Toverlani zbuloi se skuadra e tij ka bërë gabime gjatë ndeshjes, ndërsa potencoi se loja që ai kërkoi u zbatua vetëm në 20 minutat e fundit të këtij derbi.

“Unë mendoj që perveç në 20 minutat e fundit, në asnjë moment nuk kishim zhvilluar ndeshjen ashtu siç ishim marrë vesh me lojtarët, ndoshta kundërshtari nuk na ka mundësuar këtë. Gabimi më i madh ka qenë topat e gjatë në drejtim të Grecës – te cilët më lehtesi i merrnin kundërshtarët. Në minutat e fundit kënaqesia e Ballkanit dhe zëvendësimet luajtën rol që ne shënuam dy golat. Ne fund luajtëm ashtu siç kërkova. Fitorja e Ballkanit është e merituar dhe tashmë do të mundohemi të mos gabojmë”, tha Afrim Toverlani për Art Motion.

Feronikeli “njoftohet” me humbjen e parë në këtë sezon, ndërsa Ballkani vazhdon me fitore.

/GazetaBlic Sport/