Sporti

Toverlani jep lajmin e madh për futbollistët e Feronikelit pas barazimit me Ballkanit

06/03/2020 18:16
nga:Lorik J

Ballkani dhe Feronikeli kanë luajtur baras në ndeshjen e parë gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit ka përfunduar me rezultatin e barabartë pa gola, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, raporton GazetaBlic.

“Toki” theksoi se skuadra e tij luajti mjaft mirë ndaj një skuadre të fortë dhe me pak fat mund të triumfonte.

“Kemi dasht mos me i dhënë hapësire Hoxhës e Topallit, pastaj edhe levizshmerisë së Baftiut, me pak fat mund ta shënonim golin, por kemi pas të bëjmë me një skuader të mirë. I pergezoj lojtarët se kanë treguar një lojë shumë të mirë ndaj një skuadre të kompletuar”, tha fillimisht Toverlani.

Toverlani pas ndeshjes zbuloi se lojtarët e Feronikelit janë paguar dhe tashmë nuk kanë telashe me paga.

“Gjithçka mbetet e hapur, e dimë se Ballkani luan mirë edhe si mysafir. Dje lojtarët janë paguar me paga, nuk kemi më probleme financiare. Rezultati 0-0, nuk na jep ndonjë përparesi të madhe, por kemi kohë edhe dy javë per t’u përgatitur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/