Sporti

Totti: Shpresoj që De Rossi të bëhet një “Ferguson” i Roma-s, ai është një trajner i madh!

06/16/2024 19:24
nga:Sh R

Ish – kapiteni legjendar i Roma-s, Francesco Totti ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane ku ka folur për ecurinë dhe arritjet e “verdhekuqve”.

Si fillim Totti theksoi se pjesëmarrja në Champions League është një triumf më vete për Roma-n.

“A është triumfi i Roma-s pjesëmarrja në Champions League? Mendoj se po, duhet të jemi objektivë, objektivi kryesor ishte rikthimi në Champions. Tani le të shohim se çfarë do të bëjë klubi me drejtorin e ri sportiv, mendoj se ata do të krijojnë një ekip konkurrues”-tha fillimisht ai.

Më pas i pyetur se nëse mund të bëhet De Rossi për Roma-n një “Ferguson”, ai theksoi se po është e mundur.

“A mund të bëhet De Rossi Ferguson i Roma-s? Ia uroj, ai e meriton, ai është një tifoz i Roma-s dhe një trajner i madh. Unë kam një marrëdhënie të veçantë me Daniele-n, pothuajse jemi rritur bashkë. Ai e ka këtë përgjegjësi. Ai e di se me çfarë duhet të përballet”-shtoi Totti.