Roma ka mësuar kundërshtarin për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Skuadra romake do të takohet me gjigantin spanjoll Barcelona, shkruan Gazeta Blic
Legjenda e klubit romak, Totti ka thënë që skuadra e tij do të përballët me skuadrën më të fortë në Evropë.
“Kur arrini në çerek-finale ju duhet ta dini që kundërshtari juaj do të jetë i vështirë,” ka thënë Totti pasi e ka mësuar shortin
“Do të jetë shumë vështirë. Barcelona është skuadra më e mirë në Evropë, por ne besojmë se do të mund të tregojmë paraqitje të mirë në këto dy ndeshje,”.
Ndeshja e parë e këtyre dy skuadrave do të luhet në Romë./Gazeta Blic