Sporti

Totti: E kisha pikturuar veten përgjithmonë te Roma

02/23/2021 11:10
nga:M K

Legjenda e Romës dhe ish-drejtori sportiv, Francesco Totti, ka folur në një intervistë për “Bobo TV”, ku ka analizuar rrjedhën e karrierës në vitet e fundit.

Mes shumë çështjesh ai ka thënë se e kishte piktuaruar veten përgjithmonë te skuadra ku u rrit, porse ata e detyruan që ta merrte një vendim të tillë, përcjell GazetaBlic.

Tutje, Totti nuk e mohoi faktin e ndonjë rikthimi të mundshëm në “Olimpico”, pasi edhe aktualisht është duke punuar me futboll.

“Nuk jam larguar nga bota e futbollit. Ajo është gjë e mirë. Dhe e rëndësishme. E kisha pikturuar veten përgjithmonë te Roma dhe nuk e mendoja ndonjë ditë se gjërat do të shkonin ashtu.

Por, ndodhi. Gjithsesi, nëse do të ketë ftesë, unë do të ulesha dhe do ta shqyrtoja atë”, tha ndër të tjera njeriu që fitoi kupën e botës me kombëtaren italiane.

/GazetaBlic/