Sporti

Tottenhemi ngrit ofertën për Vedat Muriqin

01/24/2020 10:57
nga:M K

Tash e disa kohë po përflitet për një kalim të tij në Londër, por që deri më tani nuk është finalizuar asgjë.

Kjo ndoshta për shkak se presidenti i klubit turk nuk dëshiron të heq dorë nga sulmuesi fantastik, pasi synon titullin që titullin në shtetin që shtrihet në dy kontinente ta sjellë në “Sukru Saraçoglu”, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, pasi Feneri rezufoi ofertën e parë, skuadra londineze e ka ngritur atë, duke e dërguar në 20 milionë euro, derisa po pret përgjigje.

Kujtojmë se Fenerbahce është paralajmëruar nga arbitrazhi sportiv, ku obligohet që mos të shpenzojë më shumë se 2.5 milionë euro në merkato, andaj shitja e Muriqit mund të jetë njëri opsion i zgjidhjes.

E përditshmja turke “Aksham” raporton se Tottenhemi e sheh si zëvendësues ideal të Harry Kane’s së lënduar, andaj edhe e dëshiron me çdo kusht lojtarin prizrenas.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të këtij mini-afati kalimtar.

/GazetaBlic/

09/22/2020 14:38

Doli pozitiv me Covid-19, mësohet kur do t’i kthehet fushave të blerta Muriqi