Sporti

Tottenham mbetet pa një nga lojtarët kryesor, ende nuk dihet sa do të mungojë Sissoko

04/18/2019 13:58
nga:Lorik J

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino iu drejtua mediave natën e kaluar, pas kalimit të ekipit të tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai ka folur për lëndimin e mesfushorit të Tottenhamit, Moussa Sissoko, sic citohet nga Football London, përcjell GazetaBlic.

Francezi, ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ‘Spurs’ këtë sezon dhe perspektiva e humbjes së tij për një periudhë të gjatë kohore do të jetë një shqetësim i madh për ekipin nga Londra e veriut.

Sissoko dukej se lëndoi gjurin e tij kundër Manchester City, dhe ai u zëvendësua nga Fernando Llorente në minutën e 41 të lojës.

Pochettino foli me gazetarët dhe u përgjigj kur u pyet nëse dëmtimi i francezit ishte serioz.

“Nuk e di që duhet të kontrollojmë atë, ndoshta ka lënduar gjurin e tij, por do ta shohim”, tha ai.

/GazetaBlic/