Sporti

Tottenham i gatshëm ta shes Dembelen

04/17/2018 09:44
nga:Y.K

Tottenham janë të gatshëm të shesin mesfushorin Mousa Dembele këtë verë.

30-vjeçari ka lënë bisedimet pezull për një kontratë të re deri pas Kupës së Botës, me marrëveshjen aktuale të belgut i ka mbetur vetëm edhe një sezon tek “Gjelat”.

Megjithëse Spurs nuk do të shikojë në mënyrë direkte për të shitur Dembelen, ata pritet të bëjnë oferta për Andre Gomes të Barcelonës dhe Bryan Cristante të Atalanta-s të identifikuar si zëvendësime të mundshme për mesfushorin fantastik.

Dembele njihet nga të gjithë si një nga mesfushorët më të mirë në kampionatin anglez./Gazeta Blic

06/11/2018 23:46

Juventus i futet garës seriozisht për Dembele