Lajme

Totaj: Ata që kanë shkaktuar gjendjen e keqe s’mund ta përmirësojnë, prandaj jam unë

11/16/2017 21:57
nga:anonymous1000144531

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në garën e balotazhit. Ai deri tash ka treguar se ka arritur disa marrëveshje, por si simpatizant i basketbollit që është, Totaj ka thënë se kërkon asistin e qytetarëve.

“Asistin do ta kërkojmë nga qytetarët sepse me ata kemi koalicion parimor”, ka thënë ai.

“Kemi koalicion me AAK, KDTP, MBS dhe koalicionin VAKAT. Jemi në koalicion me ato parti që kemi qenë deri tash. Do të vazhdojmë bashkëqeverisjen sepse kemi besim se do ta fitojmë garën”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë më tej se pajtohet me Mytaher Haskukën e PDK-së kur thotë se ‘ata që e kanë shkaktuar gjendjen e keqe nuk mund ta rregullojnë atë.

“Ata që kanë shkaktuar gjendjen pajtohem se nuk mund ta përmirësojnë, prandaj jam unë këtu”, është shprehur ai.

Më tej ka folur për fushat e programit të tij.

Arsimi:

“E kemi strategjinë për zhvillimin e arsimit. Përmes masave që mund të ndërmerren mund të ndikohet në cilësinë e arsimit. Do të bëhet menaxhimi më i mirë i shkollave dhe trajnimi i mësimdhënësve, selektimi i stafit dhe drejtorëve, ka hapësirë për përmirësim kur bazohemi në kualitet”.

“Duhet të bëhet matja e performancës së stafit dhe të bisedohet për ngritjen e sigurisë në shkolla. Kompletimi i shkollave me pajisje moderne, nënkupton pajisjen me kabinete. Një prej çështjeve që mund të ndërhyhet është pesha e çantave, para mund të lirohen prej çantave duke i lënë në shkollë”, ka thënë ai në Magazina Lokale.

Totaj ka thënë se te ngritja e sigurisë duhet parë se çfarë hyrje të personave të pa autorizuar ka nëpër shkolla.

“Te selektimi i mësimdhënësve duhet kyçur prindërit”.

“Sa i përket trashëgimisë është begati e Prizrenit prandaj edhe duhet trajtuar. Ne do të bëjmë ristrukturim të qendrës historike të Prizrenit, ku janë identifikuar 125 objekte të rëndësisë së veçantë”.

“Objektet do të restaurohen. Në Qendrën Kulturore do të bëjmë futjen e kabllove nën tokë që ajo të jetë më atraktive. Planifikojmë të bëjmë nj hartë apo radhitje të objekteve kulturore, duke filluar nga ato fetare, kombëtare.  Kalaje e Prizrenit do të jetë atraksion”, ka thënë Totaj.

12/04/2019 18:33

Mblidhet PDK-ja, diskutohet për krijimin e institucioneve të reja