Sporti

Torreira dëshiron largimin nga Arsenali, agjenti i tij telefonon Milanin

04/07/2020 21:48
nga:Lorik J

Lucas Torreira dëshiron të largohet nga Arsenali.

Mesfushori dëshiron të rikthehet në Serie A dhe agjenti i tij ka telefonuar drejtuesit e Napolit dhe ata të Milanit, përcjell GazetaBlic.

Sipas Calciomercato.com, 24-vjeçari është i irrituar me Arsenalin dhe shpreson për një përvojë tjetër në Itali.

Torreira bëri 33 paraqitje për Arsenalin këtë sezon, duke kontribuar me dy gola dhe një asistim, por gjithashtu kishte një dëmtim të këmbës.

Agjenti i tij, Pablo Bentancurt ka kontaktuar Milanin dhe Napolin për të sugjeruar një transferim të mundshëm të mesfushorit në verë. Kjo nuk është hera e parë është lidhur me Milanin dhe transferimi i tij tek Rossonerët mund të bëhet në merkaton e ardhshme.

/GazetaBlic