Sporti

Torino kërkon dy futbollistë të Milanit, Cutronen dhe Laxalt-in

04/26/2019 09:12
nga:M K

Milani po tenton me mish e me shpirt që të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët momentalisht janë në pozitën e katërt dhe e kanë fatin e tyre në dorë, megjithatë këtë fundjavë kuq e zinjtë udhëtojnë drejt Torinos, për t’u përballur me kundërshtarin direkt, shkruan GazetaBlic.

E pikërisht Torino po synon dy futbollistë të Gattusos. Fjala është për Cutronen dhe Laxaltin. Italiani me ardhjen e Piatek nuk po arrin asesi të gjejë minutazh të mjaftueshëm në formacionin bazë.

Me të njëjtin problem po përballet edhe uruguaiani Laxalt. Ish anëtari i Genoas më shumë po qëndron në bankën rezervë, pasi Rodriguez ka besimin e trajnerit.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës.

/GazetaBlic/

10/15/2018 15:49

Zyrtare: Cutrone rinovon kontratën me Milanin