Sporti

Topi i veçantë me të cilin do luhen ndeshjet e Premierligës

06/17/2019 11:32
nga:Natyra

Nike ka prezantuar topin me të cilin do luhen ndeshjet e sezonit 2019/20 në Premierligë, i quajtur Merlin.

Nisur për të përkuar me 20 vjetorin e partneritetit midis Nike dhe Premierligës, topi 2019/20 Merlin frymëzohet nga peizazhet urbane të qyteteve të Anglisë me grafikë të gjallë, duke i dhënë lojtarëve një avantazh shtesë falë inovacioneve më të fundit të Nike.

Me ngjyrë rozë dhe një grafik modular i dallueshëm, ky sistem modular lejon që ngjyra e topit të ndryshohet sipas dëshirës, prandaj pritet të shohim disa versione të ndryshme të topit gjatë gjithë sezonit 2019/20, transmeton lajmi.net.

Dizajni i ri është i pari për Nike – Merlin i prodhuar vetëm për Premierligën dhe është kulmi i një procesi krijues të nxitur nga ritmi pulsues i futbollit anglez dhe kultura unike e tifozëve, siç shpjegon Kieran Ronan, drejtori i Nike Global Equipment.

“Ne kemi dashur të hartojmë një top që ilustron në mënyrë specifike tiparet e futbollit të Premierligës. Një top që ndjehet hiper-teknik dhe i saktë në natyrë, por gjithashtu i frymëzuar nga kjo kulturë angleze e jetesës dhe frymëmarrjes së futbollit të Premierligës”, shpjegoi ai.

09/16/2019 10:19

Sot nis “Java Europiane e Mobilitetit”