Shumat e parave në futbollin botëror janë rritur shumë prej disa vitesh.
Numri i lojërave është rritur, po ashtu edhe sponsorizimet, ndaj është e logjikshme dhe rrjedhimisht që shpërblimet monetare të kenë kaluar çdo kufi.
Kur dukej se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po arrinin në fund të karrierës së tyre, duke u larguar nga Evropa për respektivisht në Arabinë Saudite dhe në SHBA, dyshja e re që po dilte ishte Haaland-Mbappe.
Mund të themi se të paktën për sa i përket kontratave, ata kanë arritur vërtetë majat.
Francezi është në vendin e parë në të gjithë Evropën, pasi paguhet 2.670.000 euro në muaj, një shumë reale rekord.
Ndërsa Mbappe nuk e nisi mirë sezonin te Real Madridi, që nga fillimi i vitit 2025 ai ka udhëhequr merengët drejt majës.
Më pas, vjen “roboti” i Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili me kontratën e re që ka nënshkruar deri në vitin 2034, do të marrë 2.570.000 euro në muaj.
Jo shumë larg, me 2.500.000 në muaj, gjejmë Vinicius Junior, ndërsa në klubin e mbyllur me futbollistët që paguhen mbi 2 milionë në muaj janë edhe Jamal Musiala, Harry Kane, Kevin De Bruyne dhe Robert Lewandowski.
E çuditshmja është se në listë nuk mungon asnjë lojtar i Parisit, gjë që tregon edhe ndryshimin e mentalitetit të parizienëve në vitet e fundit, ndërkohë që edhe lojtarët e Serisë A duhet të ndihen të padrejtë, pasi paguhen keq në krahasim me La Ligën , Premier Ligën dhe Bundesligën.