Lajme

Top 5-shja më e votuar e VV-së, ja sa vota mori Albin Kurti

02/19/2025 09:43
nga:G B

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu, janë top pesë më të votuarit e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Blic.

Lideri i VV-së, Albin Kurti është më i votuar me gjithsej 222 mijë e 382 vota.

Pas tij Konjufca vjen me 170 mijë e 895 vota, për t’u pasur nga Faton Peci me 84 mijë e 86 vota.

Në vendin e katërt renditet Hekuran Murati me 80 mijë e 383 vota, ndërsa e pesta në listë është Albulena Haxhiu me 76 mijë e 522 vota.

Këto vota janë pa votat e diasporës dhe ato me kusht./Gazeta Blic/