Showtime

Tomë Gashi dhe Artan Sadiku heqin dorë nga Loredana Zefi? Ky është avokati i ri i saj

07/11/2019 10:10
nga:L I

Avokatë, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku nuk përfaqësojnë më reperen Loredana Zefi, përcjellë GazetaBlic.

Ndonëse u përfol se përshkak bllokimit të xhirollogarive, reperja kërkoi një avokat nga shteti, por nuk dihet ende nëse kjo është arsyeja e vërtetë.

Tashmë, Zefi do të udhëhiqet nga avokati i ri zviceran, Thomas Fingerhuth, i cili së fundmi edhe ka folur rreth rastit në të cilin është përfshirë Loredana Zefi, e cila po akuzohet nga një çift zviceran për mashtrim.

“Unë mendoj se Loredana donte një avokat që nuk vjen nga i njëjti kanton dhe që ka distancë më shumë nga prokurori”, shpjegon ai, duke përshkruar bashkëpunimin me reperen si të mirë, shkruan 20min.ch, përcjellë GazetaBlic.

Fingerhuth beson se padia kundër Loredanës do të ndalet.

“Unë do të bëjë gjithçka që mund të parandaloj Loredanën nga ndjekja penale dhe pres që të gjejë zgjidhje të tjera. Një procedurë penale gjithmonë do të thotë një barrë e madhe psikologjike”, tha ai./GazetaBlic