Lajme

Tollovi në kampin e Prizrenit, mbesin shqiptarët jashtë sepse nuk ka lista të verifikuara

12/03/2019 21:00
nga:B. D

Janë afër 500 persona të strehuar në ish kampin ushtarak të KFOR’it, por Policia nuk kanë verifikuar listën

Askush përveç të prekurve nga tërmeti shkatërrimtar, nuk mundet të hyjë nga këto dyer.

Në ish kampin ushtarak të KFORI’t në Prizren janë të vendosur rreth 500 persona të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Edhe pas afër një jave prej kur janë vendosur, nuk po lejohet të hyhet brenda për të parë situatën.

E brenda tij, nuk po dihet saktësisht se cilat janë kushtet dhe në çfarë forme është bërë strehimi.
Por disa pakënaqësi po vërehen nga jashtë.

Ky i ri që është një nga të strehuarit në kampin ushtarak në Prizren, kishte një problem.

Ai kishte dalë me leje, vetëm gjysmë ore më parë, por tani nuk po mundet të hyjë tek familja e tij, ani pse jashtë po mban mot goxha i ftohtë.E kjo në një farë forme tregon edhe mënyrën e pranimit në këtë kamp dhe lë të kuptohet se personat e ardhur nga Shqipëria nuk janë verifikuar ende.

Madje ka ankesa se kanë mungesa të shumta.

Ndërkohë, Drejtori i Emergjencave në Komunën e Prizreni, njëherë koordinator i ekipit ndër – institucional për Kampin Gjerman, Faruk Dakaj ka treguar se si shkon me lejen e largimit nga ky kamp, dhe rikthimin aty.

Por, i njëjti mohon se në këtë kamp kanë probleme me veshmbathje ose diçka tjetër.

E lista e të strehuarve këtu nuk është verifikuar ende nga Policia e Kosovës.

“Në ditën e parë edhe kur janë sistemi, një ekip i Policisë së Shqipërisë janë pajis me listën që e kemi këtu, kemi pritë një verifikim për listën por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje”.

Meqenëse ish – baza e KFORIT në Prizren nuk pati kapacitete për të strehuar më shumë persona, 120 të tjerëve ju bë një zgjidhje në një nga shkollat në Prizren.

Dhjetëra familje, janë strehuar në sallën e sporteve në Gjimnazin ‘Gjon Buzuku’.