Lajme

Tmerr i ri në Indi: Dhunohet foshnja tetëmuajshe

01/30/2018 10:37
nga:D.I

Një foshnje tetëmuajshe është dhunuar në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, transmeton BBC.

Vajza gjendet në gjendje kritike për jetën. Ajo është dhunuar nga një i afërm 28-vjeçar, i cili është arrestuar, njofton policia.

BBC shkruan se rasti i tmerrshëm ka ndodhur të dielën, ndërsa kjo është bërë e ditur dje, kur edhe kishin raportuar mediat vendore.

Çdo muaj në Indi vijnë lajme për dhunime të tmerrshme. Në mesin e viktimave ka gjithnjë e më shumë fëmijë.

02/16/2018 15:44

Ja nga cilat ilaçe rrezikohet foshnja juaj?