Sporti

Tjetër test i vështirë për Ballkanin, Gjilani favorit përballë Drenicës

11/10/2019 08:44
nga:M K

Pas dueleve të djeshme në Superligë, sot në program janë edhe dy të tjerë.

Pritet të jenë më interesant, për vetë faktin se luajnë liderët, të cilët do të mundohen të shënojnë fitore dhe ta mbajnë pozitën aktuale, shkruan GazetaBlic.

Befasia e këtij edicioni, Ballkani i Suharekës, do të ketë një tjetër test të vështirë, pas atij ndaj Llapit. “Xhebrailat”” udhëtojnë drejt “Riza Lushtas”, për t’u përballur me Trepçën’89, e cila synon fitoren dhe arkëtimin e pikëve sa më shpejtë, në mënyrë që të frymojë më lirshëm në pranverë dhe ta sigurojë mbijetesën sa më herët që është e mundur.

Ndërkaq, Gjilani, që po e ndjek hap pas hapi Ballkanin, llogaritet favorit ndaj Drenicës, që momentalisht gjendet tetë pikë larg zonës së rrezikshme. “Kuq e zinjtë” udhëtojnë për rezultat pozitiv, por pritet ta kenë të vështirë kundër skuadrës së Mezanit.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 13:00, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

12/03/2019 14:57

​Superliga në basketboll me dy derbi, “Mizahir Isma” gati për spektaklin e stinorit