Lajme

Tjetër tërmet godet Shqipërinë, ndjehet gjatë transmetimit LIVE në studion e sportit

09/22/2019 23:38
nga:Gazeta Blic

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti.

Pas lëkundjeve që tronditen pasditen e djeshme qytetet e Durrësit e Tiranës (21 shtator) mbrëmjen e sotme janë ndjerë sërish lëkundje të forta tërmeti.

Një gjë e tillë është ndjerë LIVE edhe në studion e “Ora Sport” në Rtv Ora, me të ftuarit që për pak sekonda u shtangën.

Mësohet se lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 22.08 minuta, ndërkaq, epiqendra ka qenë rreth 25 km në veriperëndim të Tiranës.

Të shtunën, lëkundjet e tërmeteve të njëpasnjëshme shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale veçanërisht në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njoftohet për së paku 105 të lënduar.