Një tjetër rast pozitiv me koronavirus te skuadrat gjermane.
Kur u mendua se 3 rastet e javës së kaluar që u paraqitën te Mainzi, janë të fundit, ashtu nuk ndodhi, përcjell GazetaBlic.
Këtë e konfirmoi vetë drejtori i Erzgebirge Aue, Michael Voigt, i cili në një prononcim për tabloidin “Bild” tha se në serinë e dytë të testeve, një nga lojtarët kryesorë të ekipit rezultoi pozitiv.
”Seria e dytë e testeve të kryera të hënën në mëngjes na solli një rezultat pozitiv për një nga anëtarët kryesor të ekipit”, tha mes tjerash Voigt.
Ky duket të jetë rasti i fundit, pasi skuadra tashmë ëshë izoluar, teksa po e pret fillimin e kampionatit me 15 Maj, ashtu siç edhe ëshë konfirmuar tashmë nga autoritetet e futbollit atje.
/GazetaBlic/