Sporti

Titulli mbresëlënës i BBC-së për fitoren e Kosovës ndaj Çekisë

09/07/2019 18:07
nga:M K

Kosova mposhti Republikën Çeke duke e tejkaluar Anglinë në krye të Grupit A të kualifikimeve për Euro 2020 dhe duke rritur shpresat e tyre për të arritur një turneun e parë.

Vendi i Ballkanit fitoi njohjen e Uefa-s dhe Fifa-s vetëm tre vjet më parë.

Patrik Schick i RB Leipzig u dha çekëve një epërsi të hershme duke shënuar golin e parë të ndeshjes me një prekje.

Por Vedat Muriqi e barazoi rezultatit me një përpjekje instinktive dhe më pas Mërgim Vojvoda rikethu epërsinë për vendasit pas harkimit të shpejtë nga këndi të Valon Berishës.

Anglia do të kthehet në majën e Grupit A nëse dhënon fitore ndaj Bullgarisë, por dy të parët kualifikohen automatikisht dhe Kosova tani është dy pikë më lartë se Republika Çeke.

Edhe nëse Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, pëson humbje, atyre ju garantohet një vend play-off në Euro 2020 përmes Ligës së Kombeve të vitit të kaluar.

Ndeshja e tyre e radhës është kundër Anglisë në St Mary’s të martën me fillim nga ora 19:45.

09/21/2019 17:36

Kosova U15 bindëse edhe kundër Estonisë