Lajme

Tiranë, mësuesja ngre alarmin se po përdoret drogë në shkollë – nxënësit po përgjumen

10/25/2024 17:17
nga:Sh R

Një mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë ka lajmëruar prindërit e nxënësve të një klase, pasi është identifikuar një substancë narkotike që ka formën e një çamçakëzi dhe që përdorej nga disa nxënës.

Mësuesja ka konstatuar se nga përdorimi i këtij “çamçakëzi” fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje , raporton euronews.al.

Policia ka nisur menjëherë verifikimet se për çfarë bëhet fjalë.