Sporti

Tirana nuk ndalet në merkato, zyrtarizon afrimin e dytë në skuadër!

08/02/2020 15:13
nga:Lorik J

Klubi i Tiranës nuk ndalet në merkato. Pas afrimit të Avdiajt, bardheblutë kanë zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e mbrojtësit të djathtë Ardit Toli.

Toli, i cili më parë ka luajtur në shtetin grek, ka firmosur për një vit me skuadrën e Tiranës, por me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Ish-kapiteni i Shqipërisë U-21 (Shpresa) do të mbulojë vendin e lënë bosh nga Albi Doka.

Ky i fundit do të largohet për në Kroaci, ku ka firmosur me skuadrën e HNK Goricës.