Sporti

Timo Werner në Serie A?

05/12/2020 19:41
nga:M K

Po kërkohet me ngulm nga shumica e skuadrave elitare evropiane, me në theks të veçantë Liverpooli.

Timo Werner tashmë ka ndarë mendjen dhe në fund të këtij edicioni do të largohet nga Leipzigu, përcjell GazetaBlic.

Gjermani 24 vjeçar tash e një kohë të gjatë është i lidhur ngushtë me një kalim në “Anfield”, ani pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete në atë drejtim.

Gjithsesi, kampionëve aktual evropian do të duhet të përballen edhe me konkurrencën e Interit, që së fundi ka hyrë seriozisht në garë për të. Te zikaltërit ai shihet si zëvendësues potencial i Lautaro Martinez, që po kërkohet nga Barcelona.

Në anën tjetër, tabloidi “BILD” raporton se Leipzigu veëse ka gjetur pasardhësin e Wernerit, që me gjasë do të jetë Milot Rashica.

/GazetaBlic/

06/16/2020 12:54

Werner refuzon të luajë në Ligën e Kampionëve