Lajme

Time Kadrijaj godet Mimoza Kusarin: Mos kukat

12/07/2017 17:34
nga:A K

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është pjesëtarja e radhës e kësaj partie që në seancën e Kuvendit ka goditur deputeten e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën, shkruan Gazeta Blic.

Pas debatit që pati deputetja e Alternativës me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, Kadriajaj mori fjalën dhe i tha koleges deputete dhe të gjitha deputeteve tjera që të kenë më shumë kujdes me fjalorin që përdorin.

Krejt kjo sipas saj, sepse kur po ju kthehet në të njëjtën mënyrë, siç u shpreh ajo koleget e saj ”po kukatin”.

”Mos kukat”, ju drejtua Kadrijaj, Kusari-Lilës.

Në fund, ajo shtoi.

”Nëse se respekton veten, mos prit të tjerët me të të respektu”, përfundoi deputetja e AAK-së.

Seanca e Kuvendit po vazhdon me akuza në mes të pozitës dhe opozitës./GazetaBlic

 

 

12/16/2017 13:36

PD dhe LSI protestë para Kuvendit