Sporti

‘Tigri’ reagon pas sulmit të çekëve ndaj Dardanëve

11/14/2019 19:31
nga:Lorik J

Ish kryetari i Plisave, Albert Kastrati ka reaguar pas sulmit të huliganëve serbë dhe çekë ndaj kosovarëve.

Kastrati me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, uron që të fitojë Kosova dhe Shqipëria, mirëpo gjithashtu thekson se tifozëria i ka disa rregulla dhe kjo u dëshmua në të kaluarën, raporton GazetaBlic.

Ja shkrimi i tij në Facebook (pa ndërhyrje)

“Apo i pritni konak qekt{shkijet) ju pati gju Plisave , mos i shani tash hiq , se kur skeni lidhje me tifozni mos shkruni komente palidhje. Tifoznia i ka do rregulla ai si o tifoz tamon i di , neve shqiptarve veq kur tna ndodh najse e kuptojna, nejse ishalla fiton Kosova sot edhe Shqiperia e ju qka keni sha qe ju paten dhimit qekt ishalla i kuptoni qe si Shqiptar kta qe jan sllav sna dojn hiq”, shkroi ai.

/GazetaBlic/