Sporti

Tifozi ia humb “busullën” gjyqtarit anësor, nga tribunat e qëllon me top në kokë

06/05/2020 09:13
nga:M K

Futbolli padyshim se është një sporti më i popullarizuar.

Si i tillë, shpeshherë ka ditur të jetë “nikoqir” i ngjarjeve interesante, e besa edhe qesharake, gjithmonë duke mos i harruar as ato tragjike, përcjell GazetaBlic.

Së fundi, në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet një gjyqtar anësor, i cili goditet me top nga një tifozë, teksa atë gjuajtje nuk e kishte pritur fare.

Përderisa ishte tejet i përqendruar në fushën e lojës, një tifoz ekzekutoi një rivënie anësore, por artificiale, pasi e bëri nga tribuna, ani pse arriti qëllimin e tij për ta qëlluar gjyqtarin.

Për më shumë shikoni videon:

/GazetaBlic/

09/03/2020 20:21

Limaj i uron suksese Kosovës në sezonin e ri në Ligën e Kombëve