Sporti

Tifozi i Kosovës dhe Dritës merr leje speciale nga MKRS-ja për ta mbështetur skuadrën e zemrës

05/30/2020 17:06
nga:M K

Tifozi i jashtëzakonshëm i Kosovës dhe Dritës, Avdullah Berisha, ka marrë leje nga MKRS-ja për të qenë i pranishëm në ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës.

Njeriu që shpeshherë bëhet pjesë e mediave për dashurinë e tij të pakushtëzuar për ekipin e Dritës dhe atë kombëtar, ka konfirmuar përmes profilit zyrtar të rrjetit social “Facebook” se do të jetë i pranishëm në secilën ndeshje të Dritës, përkundër situatës, përcjell GazetaBlic.

Kësisoj, pas Kobës, tifozit të Ballkanit, edhe Avdullah Berisha siguron pjesëmarrjen në stadium, për t’u bërë kështu vetëm njeriu i dytë që mund të përcjell ndeshje futbollistike si tifoz.

Më poshtë edhe leja që e ka siguruar nga organet kompetente.

/GazetaBlic/

06/28/2020 16:39

Formacionet zyrtare: Drita – Dukagjini