Sporti

Tifozi futet në fushë në ndeshjen e Championsit të femrave, “çmendet” futbollistja e Chelseat – e godet dhe e rrëzon!

12/09/2021 15:46
nga:E K

Dje në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Chelseat, në kategorinë e femrave ka ndodhur diçka shumë e pazakontë.

Në një moment të takimit, një tifoz hyri në fushë dhe e ndërpreu ballafaqimin për disa sekonda, duke irrituar të pranishmit dhe lojtaret që ishin në fushë, shkruan GazetaBlic Sport.

Teksa tifozi mori rrugën për t’u larguar, i ndodhi diçka e rrallë!

Ai u godit nga futbollistja e Chelseat, Sam Kerr, e cila ishte e irrituar për ndaljen e takimit. Në videot e publikuara, shihet se Sam Kerr e shtyen tifozin dhe e rrëzon në tokë.

Pas kësaj ndërhyrje, Sam Kerr u ndëshkua me karton të verdhë.

Vlen të potencohet se dueli mes Juventusit dhe Chelseat (femrat) përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

/GazetaBlic Sport/